Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet sonte me emisarin special të Presidentit të SHBA’së, Richard Grenell.
Edhe pak minuta kanë mbetur për të nisur darka që mund të definojë shumëçka lidhur me krijimin e institucioneve, shkruan Reporteri.net.
Reporteri po qëndron tek restauranti ku do të mbahet ky takim dhe do të sjell pamje dhe detaje të tjera.
Aty shihen qindra policë të Kosovës dhe sigurimi i diplomatit amerikan Grenell. Ajo pjesë e Prishtinës është e blinduar.