Nazim Bllaca kishte tronditur opinionin publik me paraqitjen e tij të parë. Shumëkush i kishte besuar fillimisht pavarësisht se ish kreu i SHIK-ut Kadri Veseli vazhdimisht e kishte mohuar se ky person ishte pjesë e SHIK-ut. Kadri Veseli në një moment Nazim Bllacën dhe Naim Miftarin i kishte quajtur bastardë të UDB-së.
Pas shumë vitesh pas paraqitjes së tij të parë, dolën në publik dokumentet, përgjimet dhe emailat se si Nazim Bllaca ishte pjesë e UDB-së nga viti 1997. Fjalët e Kadri Veselit ishin vërtetuar.
Emisioni “Udhëve” i RTK-së kishte treguar se kishin në dorë përgjimet e Nazim Bllacës me hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët serb duke u rrëfyer e montuar raste në Beograd. Disa prej përgjimeve ishin publikuar, ndërsa disa të tjera jo.
Në kanalin e youtubes, ekziston një përgjim, ku ndëgjohet Nazim Bllaca, në prani të përkthyeses duke folur me një gjyqtar serb për prokurorin serb të luftës Drogoljub Stankoviç.
Pas pyetjes nga gjyqtari serb për familjen dhe fëmijet “Bllaca dëgjohet duke i thënë se djalit të vogël do t’ia vendosë emrin Stankoviç“.
“dhe a e dini se çka i kam thanë Stankoviçit, i kam thanë se ka me ia lanë emrin e Stankoviçit se t’i ki përgjegjësi dhe qeshë“, i thotë Nazim Bllaca – gjyqtarit serb.
Poashtu, pas kësaj përkthyesja e përkthen këtë duke i thënë gjyqtarit serb “I ka thanë Stankoviçit se do t’ia marr emrin e tij për të voglin“
Si ishte zënë në rren Nazim Bllaca për SHIK-un, faktet që dëshmojnë që ai nuk ishte në SHIK kurrë
Por, gjatë dhënies së dëshmive të tij në Gjykatat e ndryshme, ai kishte bërë disa gabime elementare që dëshmojnë se ai nuk kishte qenë asnjëherë pjesë e SHIK-ut. Edhe Kadri Veseli kishte treguar se këtë person nuk e ka takuar kurrë dhe kurrë s’ka qenë pjesë e SHIK-ut./Gazeta papirus/