fbpx
Lajme

Zyrtari i PDK-së: Ky është transformimi më i madh i një qenie njerëzore

Ky është transformimi më i madhë dhe më i shpejt i një qenie njerzore, nga një njeri me “ballin lart e kurrizin drejt!” në një pakurrizor të llojit të vet. Isa “argat i Serbis, e Albini argat i Isës, ec e bjeri në fije kësaj pune, ka shkruajtur Bujar Cakolli në murin e tij në fejsbuk.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pritet të takohen sot për t’i dhënë fund negociatave rreth arritjes së koalicionit qeverisës.

Në takimin e sotëm dy liderët do ta projektojnë planin e qeverisë së ardhshme, për të cilën partnerët e mundshëm të koalicionit janë optimistë se marrëveshja mund të arrihet së shpejti, madje qysh në fillim të javës së ardhshme.

Pas takimit të së enjtes që patën kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafën, dje grupet punuese të të dyja subjekteve politike e zhvilluan një takim tjetër, i cili i ka finalizuar çështjet programore për të cilat nuk ka pasur dakordim të plotë mes tyre. Madje përfaqësuesit e grupeve punuese të LVV-së kanë deklaruar se marrëveshja është gati të arrihet dhe se kjo pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close