Epilogu

Blogerja e njohur shqiptare, në pritje të fëmijës së tretë

Estela Ujka, një prej blogereve më të njohura dhe më të ndjekura shqiptare, është në pritje të ëmbël.

Nëna e dy vajzave që na ka treguar se edhe me forma të rrumbullakosura mund të dukesh fashion, sapo ka lajmëruar se ka hyrë në një fazë të re duke pritur në familjen e saj një pjesëtar të ri

Lajmin, blogerja e ka ndarë me publikun edhe në Instagramin e saj, por më herët edhe përmes një interviste në revistën Living, ku rrëfen ndër të tjera, se shenjat e shtatzënisë i ka kuptuar gjatë pushimeve në Turqi: “E ndieja që nuk i afrohesha dot ushqimit dhe mendoja që kjo vinte si pasojë e sasisë që ofrojnë resortet andej duke mos e kuptuar që ndjesia e perzjerjes vinte nga tjetër shkak. Sapo u ktheva në Shqipëri, bleva testin duke shpresuar që ishte thjesht një vonesë, por me sa duket nuk ishte ashtu. Mund te them që ndryshe nga 2 shtatzanitë e para, tek kjo ndiej më shumë frikë e pasiguri se si do shkojë, por dhe si do e përballoj ngarkesën më pas. Barku në shtatzëninë e 3-të dilka më herët dhe femra bëhet shumë më e ndjeshme. Mund të them që lajmi nuk ishte fare i papritur për bashkëshortin tim që me sa duket kësaj here e paska pasur qëllim në vetvete dhe sigurisht që ishte një lajm shumë i bukur për vajzat, të cilat prej kohësh kërkonin një vëlla të vogël, edhe pse i kanë dy më të mëdhenj nga babai. Vajzat na u rritën dhe unë mendoja që na mjaftonin për familjen ideale që kisha në kokë. Por, me sa duket dhe një pjesëtar i ri do gjejë vend të ngrohtë në strehën tonë. Ah, përveç qenit, mos e harrojmë!” – ka thënë Estela për revistën.

Ndërsa në Instagramin e saj, me një foto me dy vajzat, Estela shkruan: “Oops i did it again! Miq kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e bukur që familja jonë do shtohet me një pjestar të ri. 3-shi i ëmbël i Estelës ka lidhje me këtë lajm. Na pret një rrugetimi stili ndryshe me barkun e madh dhe unë jam e bindur që ju do më ndiqni me po aq kënaqësi e dashamirësi si e keni bërë deri tani.”

Me siguri, edhe me barkun e madh e me ca kile më shumë, Stela do të jetë njëlloj frymëzim për të gjitha vajzat që besojnë se të jesh fashion dhe me stil nuk ka kurrfarë lidhje me peshën.

 

Exit mobile version