Libri “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography”, i cili ka zgjuar debat edhe në Kosovë ishte promovuar në Londër.
Ndërkohë, libri biografik për Thaçin përmban jetën private dhe publike të Presidentit.
Në kopertinën e këtij libri figuron edhe citati i mikut të madh të Kosovës, Bob Dol.
“Rrugëtimi i Thaçit është rrugëtimi i Kosovës. Rrugëtimi i Kosovës ishte mahnitës, dhe një njeri vendimtar për zhvillimin e këtij bastioni të demokracisë në Ballkan është presidenti Hashim Thaçi.Derisa Lordi Robertson, Ish Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar 1997-1999 dhe ish Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s Thaçin në këtë libër e përshkruan si një student i pasionuar disident e deri te Komandanti i UÇK-së, Kryeministri dhe Presidenti i shtetit të tij.
“Rrugëtimi i Hashim Thaçit ka qenë i jashtëzakonshme, plot ngjarje, dhe nganjëherë kontrovers. Por, Kosova sot mbetet një temë aktuale dhe kjo histori e sinqertë e një lideri madhështor të një shteti të vogël përplot histori nuk pasqyron vetëm të kaluarën e jashtëzakonshme, por edhe të një të ardhme shpresëdhënëse.”