Për shkak të mosmenaxhimit dhe mospagesës me kohë, gjatë vitit 2017, obligimet e papaguara të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” janë rritur për 619.960 euro. Vlera e obligimeve të papaguara të UP-së në vitin 2016 ka qenë 1.353.250 euro, shkruan sot Koha Ditore.
Në këtë rritje sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) kanë ndikuar edhe vonesat në nënshkrimin e kontratave mes rektorit të UP-së dhe stafit të angazhuar.
“UP-ja për periudhën janar-prill të vitit 2017 nuk kishte raportuar obligimet e papaguara në baza mujore. Shumat e raportuara të obligimeve të papaguara janë shuma domethënëse për buxhetin e Universitetit dhe si të tilla mund të ndikojnë në balancat buxhetore”, thuhet në raport. Mosraportimi i rregullt, sipas raportit, rrit rrezikun e një pasqyre jo të drejtë dhe të saktë.
ZKA-ja ka gjetur se UP-ja në planin financiar vjetor kishte shpalosur 49.400 euro avance të paarsyetuara për udhëtime zyrtare dhe “shpenzime të vogla”…(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)