Epilogu

Buja: Demaçi në shtab të UÇK-së na thojke: Me ju mbjellë prapë si ju e me dal mbarë s’ke pa

Njëri nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së z. Ramë Buja kishte treguar disa histori interesante në emisionin Pressing. Ai tregoi se si bëjke shaka baca Adem Demaçi kur i kishte vizituar në Shtab të UÇK-së gjatë luftës.

“sahere vinte baca Adem në shtab na thoshte një shaka, kogja e rëndë por ne e pranojshim se na thoshte ai, “djem qeshtu me ju mbjellë prapë si ju e me dalë mbarë s’ke pa, ne nuk llogaritshim asgjë tjetër pos me arritë qëllimin për lirinë”.

Ramë Buja e ka treguar një histori interesante për kohën e luftës. Ai tregoi se një ditë para se të vriten, kanë ndejtur me Fehmi e Xhevë Lladrovcin e me Jakup Krasniqin. Sipas tij, Fehmiu asnjëherë nuk ka treguar se ndokush e ka penguar të vij në Kosovë, dhe kështu Ramë Buja i demantoi pretendimet e z. Sadri Ramabaja. Ai tregoi se kanë folur shumëcka atë ditë. Poashtu, ai tregoi se bashkë me Fehmiun, Xhevën e Jakupin kanë gjuajtur në shenjë. Sipas tij, Xheva qëlloi në shenjë dhe ne të tjerët aspak dhe me këtë rast Fehmiu ishte bërë nervoz duke thënë se “s’kam konsoliduar ende”. Ai këtë rrëfim e tregoi në formë batute për ta relaksuar debatin.

Poashtu, Anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së z. Ramë Buja i cili edhe është i plagosur në luftë dhe ka marrë një plumb në gojë, ka treguar disa momente të pathëna për luftën e fundit në Kosovë.

Buja mes tjerash ka treguar edhe një histori kur së bashku me Hashim Thaçin ishin gjendur në një situatë kur përballë kishin një tank të armikut serb.

Ishim duke shkuar në Dukagjin me Hashim Thaçin e disa bashkëluftëtar të tjerë, kur para nesh na është shfaqur një tank i serbëve, Thaçi dhe të tjerët që gjendeshin aty morën shënjestër për të qëlluar me armët që kishin e me mitraloz, kjo ishte vendosmëria e tyre për të luftuar edhe pse gjasat për t’i mposhtur ishin minimale”, është shprehur Buja.

Exit mobile version