Epilogu

Buja: Unë, Thaçi e Krasniqi i dolëm përballë tanksit serb, Thaçi ia drejtoi mitrolozin dhe tha “ne shkuam”

Anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së z. Ramë Buja i cili edhe është i plagosur në luftë dhe ka marrë një plumb në gojë, ka treguar disa momente të pathëna për luftën e fundit në Kosovë.

Buja mes tjerash ka treguar edhe një histori kur së bashku me Hashim Thaçin ishin gjendur në një situatë kur përballë kishin një tank të armikut serb.

“Ishim duke shkuar në Dukagjin me Hashim Thaçin e disa bashkëluftëtar të tjerë, kur para nesh na është shfaqur një tank i serbëve, Thaçi dhe të tjerët që gjendeshin aty morën shënjestër për të qëlluar me armët që kishin e me mitraloz, kjo ishte vendosmëria e tyre për të luftuar edhe pse gjasat për t’i mposhtur ishin minimale”, është shprehur Buja.

Në atë moment, sipas Bujës u lëshua edhe një deklaratë që kishte humor në bazë nga Hashim Thaçi.

“Në një moment, Thaçi na u drejtu se edhe nëse vriteshim një gjë dihet sigurt se Ibish Broja do të na këndojë këngën”, ka shtuar Buja.

Ai duke folur për kohën e luftës, e kohë kjo që ka kaluar shumë kohë me ish-presidentin Thaçi, është shprehur se nuk njeh një njeri aq të vendosur e që nuk kishte frikë në asnjë moment.

“Hashim Thaçi është një burrë mrekulli i cili jemi me fat që e kemi pasur në mesin tonë, ai nuk ka ditë kurrë të frikësohet”, ka përfunduar Ramë Buja.



Exit mobile version