Epilogu

Bukoshi: Gjykata Speciale po bënë përpjekje për të kriminalizuar luftën për liri të Kosovës

Ish-kryeministri në ekzil dhe ish-zyrtari i LDK-së, Bujar Bukoshi, kishte reaguar lidhur me njoftimin e Gjykatës Speciale të Hagës për dorëzimin e aktakuzës kundër presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli te gjyqtari i procedurës paraprake për konfirmim.

Bukoshi në një deklaratë të lëshuar thotë se përpjekja për të kriminalizuar luftën për liri të Kosovës është përpjekje për të zhbërë legjitimitetin e lirisë së Kosovës.

“Ta nxjerrësh në plan të parë papërgjegjësi të ndodhura gjatë luftës dhe pasluftës, duke inkriminuar gjithë zinxhirin komandues të rezistencës shqiptare, do të thotë të humbësh sensin e drejtësisë për atë që ka ndodhur në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se në Kosovë ka dështuar drejtësia e importuar nga Perëndimi në emër të shtetit të së drejtës.

“Në Kosovë dështoi drejtësia e importuar nga Perëndimi në emër të shtetit të së drejtës, dhe po ashtu do të dështoj drejtësia e eksportuar në perëndim, në emër të ndëshkimit të shqiptarëve”, ka theksuar Bukoshi.

Bukoshi ka thënë se ata që mendojnë të përdorin Specialen për diktimin e politikës në Kosovë, dëmtojnë drejtësinë dhe politikën.

“UÇK dhe udhëheqësit e saj, nuk mund të bëhen sot ushqim për politikat e ditës në Kosovë, Serbi, por dhe në Perëndim. Kush mendon se duke përdorur Gjykatën Speciale, mund të diktoj politikën në Kosovë, dëmton edhe drejtësinë edhe politikën. Kosova është mësuar t’ia dal sa herë drejtësia ka qenë mjet politik kundër shqiptarëve.”, ka theksuar ai.

Bujar Bukoshi ka qenë kryeministri i parë i Kosovës që udhëhoqi institucionet paralele të shtetit të Kosovës, themeluar nga Ibrahim Rugova, deri në çlirimin e saj. Më pas ai ka qenë deputetë zëvendëskryeministër dhe ministër në qeveritë e pasluftës./GazetaExpress/

Exit mobile version