Epilogu

Bukoshi në vitin 1999: Kosova ka vetëm një forcë të armatosur – Kjo është UÇK-ja

Kur lufta në Kosovë kishte marrë karakter të përgjithshëm, ndërsa masakrat serbe mbi popullsinë civile shqiptare përmasa tmerruese, në numrin e 25 janarit të vitit 1999 “Koha Ditore” botonte një intervistë me kryeministrin e atëhershëm në ekzil, Bujar Bukoshin. Atëbotë, ai e bënte të qartë se “Kosova ka vetëm një forcë të armatosur – Kjo është UÇK-ja”, duke qetësuar ata që i shqetësonte përçarja brendashqiptare në ato ditë vendimtare për historinë e vendit, por edhe duke i dëshpëruar ata që përmes përçarjes planifikonin shtypjen e përhershme dhe sundim më të letë të shqiptarëve. E parë nga distanca kohore dhe aktualiteti që reflekton, Koha.net ka sjellur pjesë nga kjo intervistë.

Koha Ditore: A nuk është e vërtetë se ju jeni munduar ta minoni UÇK-në duke krijuar forca paralele si FARK-un?

Bukoshi: Unë dëshiroj që rezistenca popullore shqiptare të jetë gjithëpërfshirëse. Ndoshta një numër jo i vogël njerëzish, me të drejtë, i janë futur luftës duke menduar se nuk ka rëndësi nëse bëhet në emër të UÇK-së apo qeverisë apo, në plan më të lartë, të kombit.

Në fakt kështu duhet të jetë. Nuk e kuptoj se pse zgjerimi i pjesëmarrjes shihet me dyshim apo e shqetëson ndokënd, ky zgjerim vetëm na bën me të fortë dhe nuk i rrezikon
punët e mëdha që na presin.

Kosova ka vetëm një forcë të armatosur. Kjo është UÇK-ja. Nuk ka dhe nuk duhet të këtë forcë të armatosur tjetër. Gjëja me pezmatuese e gjithë kësaj afere publicistike, për të cilën më duhet t’i kërkoj ndjese lexuesit për kohën që po i marrim pa të drejtë, është se bëhet barasvlerësimi midis luftëtarëve të lirisë, atyre që gëzojnë mbështetjen e gjithë popullit shqiptar, dhe grupimeve të ndryshme që dalin e flasin në emër të tyre, duke u munduar ta instrumentalizojnë luftën vetëmbrojtëse e të vënë monopol mbi atdhedashurinë. Unë nuk dua t’i ngatërroj luftëtarët e komandantët e tyre atdhetarë e
sakrifikues me publicistët, me konferencaxhinjtë dhe deklaratashkruesit.

E përsëris, askush nuk mund të vërë monopol mbi veprimtarinë liridashëse të UÇK-së, sepse UÇK në Kosovë është i gjithë populli i Kosovës që dëshiron çlirim: kjo gëzon mbështetjen e
plotë të qeverisë që e drejton Bujar Bukoshi. Qeveria e Kosovës ka luftuar e do të luftojë që opsionet që në mbrojmë apo synojmë t’i realizojmë ta kenë mbështetjen masive të popullit të Kosovës: në këtë aspekt është e rëndësishme që edhe lufta të jetë luftë e gjithë kombit shqiptar për liri e pavarësi. Kjo luftë liridashëse nuk ka vetëm një komponentë të vetme, por shumë, dhe si të tilla ato, si në çdo vend tjetër në botë, duhet të jenë nën një
drejtim të unifikuar politik – pa tendenca monopolizuese. Sharjet dhe shpifjet janë tejet të dëmshme pikërisht në këto momente vendimtare për Kosovën. Qeveria nuk mund të bashkohet kurrsesi me shpifjet. Veprimet e mia dhe të qeverisë janë veprime publike dhe
krejtësisht të kontrollueshme.

Kam kërkuar vazhdimisht që procesi politik e ai ushtarak të unifikohen

Exit mobile version