Epilogu

Burbuqe Hana e emëruar si Kryeshefe ne Telekom është aktiviste e VV-së

Bordi në detyrë i Telekomit ka shkarkuar Bedri Isrefin nga detyra e kryeshefit, ndërsa ka emëruar Burbque Hanën si ushtruese të rë të detyrës në këtë institucion.

Gazeta mëson se Burbuqe Hana, e cila është anëtare e Vetëvendosjes, dhe është emëruar si ushtruese e detyrës se kryeshefës se ekzekutivit në Telekom, si pasuese e Bedri istrefit.
Në foton më poshtë Burbuqe Hana shihet përkrah ish-deputetes së Vetëvendosjes Shqipe Pantina, dhe deputetit nga kjo parti Arban Abrashi nga Prizreni.

Gjithashtu, gazeta ka mësuar se edhe vëllau i saj punon në Telekom. Ndërsa vlen të theksohet se emri i saj nuk është mbështetur nga partneri i koalicionit në dorëheqje LDK’së. Pra, është ekskluzivisht emërim i Vetëvendosjes dhe kabintetit të Albin Kurtit.
Kujtojmë, që Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës, i emëruar së fundi ka marrë vendim ta shkarkojë Bedri istrefin nga detyra e drejtorit.
Përveç Istrefit në komunikatën e lëshuar për media, bordi ka njoftuar se ka marrë edhe vendime të tjera si: ndërprerja e kontratës për zyrtarin kryesor të Financave dhe Thesarit, ndërprerjen e kontratave të dy zëvendëskryeshefave ekzekutiv.

Exit mobile version