fbpx
Lajme

Burri i Albulena Haxhiut akuza të rënda drejt LDK-së: Iknin si minj nga publiku kur e votonin Thaçin

Alban Krasniqi, bashkëshorti i deputetes së Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dhënë akuza të rënda në drejtim të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai i ka quajtur “minj” anëtarët e LDK-së, duke iu referuar kohës kur u votua Hashim Thaçi për president.

“Për çfarë vlerash, parimesh e krenarie na flasin soji i këtyre që vetëm kanë marrë e përfitu pa i dhënë as të vetmën gjë vendit të tyre dhe qytetarëve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:
A ju kujtohet si iknin si minjtë nga publiku kur donin ta votonin Thaçin dhe si zgërdhiheshin kur sapo e zgjodhën?!Dhe si po sillen sot ndaj mundësisë për ndryshim?!Për çfarë vlerash, parimesh e krenarie na flasin soji i këtyre që vetëm kanë marrë e përfitu pa i dhënë as të vetmën gjë vendit të tyre dhe qytetarëve?!
Në fakt i kanë dhënë shumë Kosovës.Ja se çka i ka dhënë LDK Kosovës për 20 vite:
Mirëmbajtje të modelit PRONTO qeverisjeKadrinë kryeparlamentarThaçin presidentMbijetesën e PDKsë
8200 hektarë minusMarrëveshje nënshtruese me SerbinëTerminaleRehatime e tenderë familjarëve të tyreProfil politikanësh të ish sistemit dhe të rinjë të katapultuar pa trohë kontributi qytetarIkje masive në EvropëLista vazhdon…E çka fituan votuesit e saj:Para secilave zgjedhje syretin e Rugovës, listën e vrasjeve politike me akuzaPas zgjedhjeve: Koalicion me ata që i akuzonin dhe hajni, varfëri, ikjeAshtu siç e shohin me mendjen e tyre të sëmurë Agimi, Llumiri, Dulla, Isa, Luta e kuca e maca qytetarin dhe lëvizjen edhe më ulët e shohin dhe trajtojnë votuesin e LDK-së, i cili vazhdon të mashtrohet derisa ndryshimi vonohet.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close