Buxhovi: Ahmet Kraniqi ka vepruar ilegalisht, nuk ishte i verifikuar
Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi, në librin e tij i cili titullohet “Kosova histori e shkurtër”, shpalos informacione pothuasje të njejta si në librin “DOSJA B”.
Në librin ‘Kosova histori e shkurtër” flet edhe për FARK-un, të cilin e sheh në kuadër të shtetformimit, e përveç FARK-ut shkruhet edhe për një marrëveshje të Oslos, shkruan GazetaDemos. Citim nga marrëveshja e nënshkruar në Oslo: “Bazuar në bllokun e shënimeve të Ahmet Krasniqit dhe burimeve të tërthorta, UÇK-ja po përfshinte këto pika (marrëveshja mes FARK-ut dhe UÇK-së):
1. Dy subjektet ushtarake dhe UÇK-ja dhe ministria e mbrojtjes, bashkohen në një subjekt të përbashkët ushtarak, i cili do të quhet “Forcat e armatosuara të Republikës së Kosovës”, pra FARK
2. Marrëveshja e informacioneve ushtarake që vepronin në Kosovë bashkë me komandantët e tyre si dhe me emrin me të cilin qenë zyrtarizuar në opinionin publik Buxhovi thotë se kjo marrëveshje ka shumë defekte, por gjithashtu thotë se edhe për brenda FARK-ut ka pasë probleme të mëdha, duke filluar nga organizimi e struktura.
Buxhovi shkon edhe më tej ku thotë se komandanti, Ahmet Kraniqi nuk ishte i verifikuar nga Qeveria Bukoshi, gjë që lë të nënkuptohet se i njejti kishte vepruar ilegalisht. “Komandant Ahmet Krasniqi nuk është i verifikuar, se Bukoshi nuk ia ka nënshkruar vendimin e Qeverisë. Caktohet ministër i mbrojtjes. Unë e them edhe në libër edhe kështu, ka pasë probleme të mëdha edhe brenda FARK-ut, në organizim, në struktura”, rrëfeu n’Demos Buxhovi. Buxhovi gjithashtu tha se të gjitha ministritë të cilat nuk janë shuar kur përfundoi linja institucionale, dhe të cilat kanë shkuar në perëndim, janë përgjegjësi të drejtpërdrejta të Qeverisë Bukoshi. “Unë e them prap se, Ahmet Krasniqi nuk e ka pasë vendimin e Bujar Bukoshit, dhe ai ka vepruar si ministër i Qeverisë.
Vendimin definitiv Bujar Bukoshi nuk e ka zbatu. Është marrë qëndrimi në Qeveri që ai të emërohet ministër, është fakt, por nuk e ka nënshkruar Bukoshi. Ai mandej arsyetohet vallah jo këndej e poshtë por… “, tha Buxhovi. I pyetur se a ka komunikuar me Bukoshin për këtë qështje, ai tha se nuk ka mundur të merr një përgjigje të saktë dhe i njejti nuk ka shkuar më tej për hulumtim. /DEMOS/ /n’Demos/