fbpx
Lajme

Çka dinte shërbimi sekret i Kosovës për rastin e Kumanovës? AKI kishte përgjuar para ngjarjeve

“Kumanova” mund të futet në ciklin e teorive të konspiracionit, duke e bërë më të vështirë zbardhjen e ngjarjes. E përditshmja kosovare “Koha Ditore” disa muaj më parë ka publikuar dëshmi të reja mbi personat e përfshirë në rastin e Kumanovës.

Sipas kësaj gazete, Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj, si drejtues të një grupi prej 44 personash, para se të ndodhte rasti i Kumanovës, kishin planifikuar të sulmonin Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdofc të Podujevës.

Plani ishte të lironin dy prej njerëzve që konsiderohen ndër më të rrezikshmit në Kosovë, të burgosurit me inicialet B.K. dhe B.B. të cilët janë duke vuajtur dënime të rënda për krime, përfshi dhe vrasje. Kështu thuhet në dokumentet e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe të Policisë së Kosovës, të siguruara nga gazeta.

Detajet e këtij komploti, janë zbuluar gjatë vëzhgimit dhe përgjimit nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia e Kosovës. Që gjatë kësaj kohe është zbuluar se po planifikoheshin incidente të armatosura në Maqedoni.

Plani nuk ishte që të shkaktonin viktima, por incidente të ngjashme me atë në Gushincës së Kumanovës. Fakti që personat e përfshirë në rastin e Kumanovës kanë qenë nën hetimin e organeve kosovare, u konfirmua më herët edhe nga vetë Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ali Rexha.

Prokurori Rexha tha se të gjithë personat kosovarë që janë në paraburgim për ngjarjet në Kumanovë, duhet të përgjigjen para organeve të drejtësisë së Maqedonisë.

Nga ana tjetër, sipas gazetës “Koha Ditore”, Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Policia kanë siguruar dëshmi se 4 persona nga grupi i Kumanovës – tre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë – kishin bashkëpunim me Drejtorinë për Siguri dhe Agjencinë e Inteligjencës së Maqedonisë. Sipas të dhënave nga dokumentet e policisë dhe të AKI-së, shtetasi i Maqedonisë me inicialet Sh.M., zyrtar i lartë në shërbimet sekrete të Maqedonisë i kishte takuar këta persona disa herë në Prishtinë dhe në Ferizaj për të bërë planin e aksionit. Sipas informatave të “Kohës Ditore”, zyrtari me inicialet Sh.M. u kishte premtuar tre kosovarëve, shuma parash që i kalonin dy milionë eurot./KTV/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close