Epilogu

Buzhala: Isha me Thaçin kur në The Guardian u publikua raporti i Dick Martyt, tregon detajet

Një vit e gjysmë e gjysmë kanë kaluar që kur ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi bashkë me ish-deputetin Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim duke pritur gjykimin ndaj tyre në Gjykatën Speciale. Kjo Gjykatë e themeluar mbi raportin e ish-senatorit zvicerian Dick Marty, por pa akuzën kryesore të tijën: trafikim organesh. Por tash Dick Marty ka dalë me disa deklarata të cilat po e qesin në pikëpyetje krejt procesin: ish-senatori po tregon se qysh prej kohës kur u arrestua ish-presidenti Thaçi, është duke jetuar nën mbrojtje të sigurisë së lartë për shkak të kërcënimeve që siç thotë ai vet “nga shërbimi sekret serb”. 

Këto deklarata të forta po bëjnë bujë mediale ndërkombëtare, ndonëse jo aq sa raporti i tij, por në Kosovë, ato po lejohen të kalojnë si deklarata jo të rëndësishme. 

Berat Buzhala është i shokuar me heshtjen e presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca. 

“Kjo deklaratë e Martyt do të duhej të përdorej prej elitës politike dhe sidomos asaj diplomatike në mnëyrë aktive. Të përdorej edhe si argument që të thuhej se kjo gjykatë do të duhej të funksiononte në Kosovë”, thotë Buzhala. 

Por cili është mesazhi që përcillet me këtë heshtje sidomos të ministrisë së Punëve të Jashtme që drejtohet nga Donika Gërvalla? Sa është e rrezikshme kjo heshtje për luftën e UÇK-së dhe të shtetit? Dëgjojeni këtë podcast me Berat Buzhalën që nisë me shpjegim të momenteve të para kur ka dalë raporti i ish-senatorit. 

“Isha me Thaçin kur në The Guardian u publikua raporti…”, nisë ai bisedën.

VIDEO: https://www.spreaker.com/user/16471672/cka-tregon-heshtja-e-lidereve-ndaj-akuza?utm_campaign=episode-title&utm_medium=app&utm_source=widget

Exit mobile version