Buzhala: Ja faktet se si simpatizantët e VV-së po i hanë foret e Vuçiqit
Episodi i radhës në Ditarin e Buzhalës i dedikohet irracionalitetit të ngazëllimit të simpatizantëve të Vetëvendosjes me “pikëllimin” e shprehur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Vuçiq në shumë e shumë raste ka shprehur “zhgënjimin” e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe qasjen e tij në dialog.
Kjo taktikë diplomatike e Vuçiqit – që besohet se i drejtohet faktorit ndërkombëtar që po ushtron trysni ndaj Serbisë për t’i vënë sanksione Rusisë – është përsëritur edhe në të kaluarën, por kësaj here po merr dhenë kur Kurti është në qeverisje.
Fitore e Kurtit po shihet nga ana e simpatizantëve të Vetëvendosjes.
Buzhala e nis emisionin me fjalët “kurrgja nuk më pengon më shumë se një budallë i lumtur” për të kontestuar arsyeshmërinë e gëzimit të qytetarëve me qasjen e Vuçiqit.
Krejt çka i intereson Vuçiqit edhe Serbisë, është mosarritja e marrëveshjes…”, thotë ai, duke treguar se përmes “rënkimeve” të tij, presidenti serb po provon thjesht dhe vetëm t’ia lë fajin Kosovës për destruktivitet në dialog.
Buzhala tregon më tej edhe përfitimet e tjera të Serbisë me dështimin e dialogut.
Edhe asistentja e Sekretarit të Shtetit, Karen Donfried, në një vizitë në muajin maj e kishte thënë në mënyrë eksplicite që “status quo-ja i shkonte në favor Kremlinit (Rusisë)”.
Po ashtu, Buzhala përmend edhe mungesën e investimeve të jashtme direkte në Kosovë dhe numrin e madh të tyre në Serbi.
Serbia për disa vite kishte qenë edhe “kampione” për thithjen e investimeve të huaja direkte.
Më lart keni episodin e plotë që ju ftojmë ta dëgjoni.
https://www.youtube.com/watch?v=oMXDzzqTgIc&feature=emb_title VIDEO