fbpx
Lajme

Buzhala: Kurti i ka ba amerikanët me u dokë të parëndësishëm, po më pëlqen qysh po ua luan

Berat Buzhala

Duhna me e pranu nje send:

Po me pelqen Kurti qysh po jau lune amerikaneve. I ka bo me u doke te parendesishem. Nuk ka kryeminister ne Kosove qe eshte kercenu ma shume prej amerikaneve, prej Blinkenit e teposhte, ama ne momentin qe Kurti ka leshu paaaak pè amerikanet jane kenaqe. Nuk e di qysh ka me perfundu kjo loje, sepse realisht amerikanet nuk jane qekaq te dobet dhe qekaq te pandikim sa po doken, ama deri qitu, per tri vjet, Kurti e ka lujte mire.

Kosova kurrgjo nuk ka perfitu prej ketyne budallakinave, ama Kurti personalisht po doket “i qime nane”. Po doket aso lideri qe nderkombetareve jau kallxon venin, qe nuk tutet prej tyne, qe nuk po kane ku me ia nxon bishtin, e qe ne fund prape i kthen kah vetja. Mos u habitni, krejt ky osht nje eksperiment palidhje. Tri vjet pushtet te Qeverise se Shpreses, Kosova vazhdon me pase sanksione nderkombetare, vazhdon mos me e shiju asnje njohje nderkombetare, mos me kane pjese e Keshillit te Evropes e as e Partneritetit per Paqe me NATO’ne, ama kryeministrin e kemi rrakatel.

Me fjale te tjera, na e kena kryeministrin e suksesshem, e shtetin e pasuksesshem.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close