Epilogu

Buzhala: Kurti si Erdogani, dytë më shumë i dojnë qytetarët që jetojnë në Gjermani se në vendet e tyre

Gazetari Berat Buzhala është tallur me Qeverinë Kurti pas reagimit jo efikas të Qeverisë Kurti për largimin e borës nga rrugët e Kosovës.

Ai ka shkruar se “Reagimi i qeverise per rruget e bllokume prej bores: – Nuk mundemi na per nje dimen me e pastru boren qe keta nuk e kane pastru qe 20 vjet“.

Ai poashtu kishte reaguar edhe për kërkesën e mbi 56 mijë qytetarëve për viza pune në ambasadën e Gjermanisë.

Buzhala ka shkruar se “Qe pse Albin Kurti dhe shpura e tij jane manipulant te klasit te pare:- Kur u rriten te hyrat prej diaspores kete vit, dilke me tupan neper studio tuj bertite qysh “njerezit po i besojne me shume kesaj qeverie, prandaj po çojne ma shume pare ne Kosove”. – Kur Ambasada gjermane tregon qe 56000 veta kane apliku per viza ne dhjetor, pse nuk po del tash ai me thane qe keta 56000 po dojne me ike prej Kosoves se nuk po besojne ne kete qeveri. A ndoshta ne kete qeveri me se shumti po besojne ata qe nuk jetojne ne Kosove . Njojt edhe Erdoganin, ma se shumti e dojne turqit qe jetojne ne Gjermani“.

Exit mobile version