Shkruan: Berat Buzhala
Albin Kurtin e kane votu 50 perqind e popLLit. Ne fakt nuk e kane votu 50 perqind, kane besu ne Albin Kurtin 50 perqind. Kane besu si ne profet. Jordan Peterseni e ka nje teori interesante. Ai thote qysh lideret mashtrues, i llojit te Kurtit, rriten shume kur popLLi e ngaterron konfidencen e liderit me kompetencen e liderit. Pra, lideri popullist reflekton konfidence, kurse qytetarit i doket qe po reflekton kompetence. A e keni pa qysh edhe Albini doket kompetent kur flet per arsim, shendetesi, ekonomi, dialog, religjion, sport, fizike nukleare, seks….
Realiteti eshte krejt tjeter: popLLi thjeshte mendon qe ai osht kompetent, sepse populli nuk osht kompetent per me e dite kush osht kompetent. Pak e komplikume si teori, ama qikjo osht kurthi ku ka rene qytetari.
Tash ne po e lexojme nje draft statut te Zajednices, te cilit ne parim i ka thene PO Albini. Draft skandaloz. Draft per krijimin e nje autonomie serbe, ku kulmi eshte arbitrazhi per t’i zgjidhur kontestet. Ma i keqi prej krejt propozimeve. Ne fakt vec qiky osht i keq, sepse kurre ma heret nuk ka pase draft statut per kete trupe politike. Ka pase ide, por jo draft.
Albini i ka shpalle si tradhti kombetare edhe bisedimet ne nivel te ideve. Tash i njojti po ta formon Zajednicen, si askush para tij.
Berat Buzhala ka me percjelle si vezhgues i qete kete kolaps te Republikes se Kosoves. Me u organizu 1 milion protesta per kete teme, kamen ne shesh nuk kam me e qite. Kush hamamin jam une me i dale perpara vullnetit te popLLit. Me votu PO, me kerku me e debu prej skenes politike PO, ama permes zgjedhjeve te lira dhe ne afatin kushtetues. Nje cmim duhet me u pagu edhe per budallaki.