Epilogu

Buzhala: Qe pse votat me kusht e shtrembërojnë të vërtetën

Duhet t’u besojmë votave me kusht në Prishtinë, aq sa do të duhej t’u besonim votave me kusht në Istog.

Gazetari Berat Buzhala ka shkruar se votat me kusht kanë shtrembëruar rezultatin e zgjedhjeve në Prishtinë. Ka thënë se te votat me kusht ka ndryshuar trendi dhe nuk ka shkuar qysh kanë paralajmëruar zyrtarët e Vetëvendosjes. Ka thënë se këto vota janë të orkestruara nga Shpend Ahmeti dhe Vetëvendosje.

Sipas tij, po të ndiqej trendi i votave të përgjithshme me ato me kusht dallimi nuk do të ishte 130 vota më shumë për Ahmetin por 10 apo 15 vota.

“E vërteta, miq, eshte pak a shume sikur ne Istog. Votat me kusht, te cilat me aq pasion LVV donte te numeroheshin, jane te inxhinjeruara, jane te orkestruara. Kuptohet, jo aq brutalish sa Dreshaj. Keto jane votat qe Shpendi i ka bartur naten me ndihmen e “njefar organizate joqeveritare”, e besa edhe me Taxi Hej”, ka shkruar Buzhala, në një tekst në Fb.

Për t’i hequr të gjitha dilemat për Prishtinë, Buzhala përsëri ka theksuar se duhet rinumërim të votave.

Reagimi i plotë i Berat Buzhales:

Te dashur simpatizante dhe votues te LDK’se, i dashur Arban:

Per here te dyte fillova ta lexoj autobiografine e shkrimtarit hebre, me nam boteror, Amos Oz: Rrefimi per dashurine dhe erresiren.

Njerin prej kapitujve Oz e fillon keshtu: Faktet shpeshehere e shtremberojne te verteten, e mjegullojne. Eshte kapitulli kur Oz flet per gjyshen e tij fobike ndaj bakterieve. Ajo e tmerruar nga bakteriet lahej tri here ne dite me uje te vale. Ne fund vdes ne vaske nga nje sulm ne zemer nga nxehtesia e ujit. Pra, fakt eshte qe bakteriet jane te demshme, por ne kete rast zonja e kishte tepruar dhe kishte vdekur nga pastertia

Sot u numeruan votat me kusht dhe ato me poste per Prishtine. Nga rreth 2000 vota sa ishin gjithsej Shpend Ahmeti i fitoi rreth 130 vota me shume se Arbani. Sic edhe pritej, fill me pas, u leshua ne aksion makina propagandistike e LVV’se. E rishpallen fitoren per here te dyte, duke thene: A ju kemi thene?

Mirepo, si te rasti i gjyshes se Amos Ozit, edhe ne kete rast, faktet e ofruara nga KQZ me shume e shtremberojne te verteten, se sa e zbardhin ate.

Qe pse mendoj keshtu: Rezultati i votave me kusht po me binde edhe me shume se Shpendi i ka humbur zgjedhjet ne Prishtine. A e keni degju Shpendin disa here duke thene qe votat me kusht historikisht e tregojne trendin e votave te pergjithshme? Sigurisht e keni degjuar. Atehere, shtrohet pyetja: Pse nuk po e tregojne kete here? Ne 84 mije vota dallimi i Shpendit me Arbanin ka qene 200 vota, kurse tash ne 2000 vota dallimi eshte 130 vota. Po te kishte shkuar trendi i pergjithshem, atehere dallimi i kandidateve ne votat me kush do te duhej te ishte 10-15 vota. Por nuk eshte. Ose, po te ishte trendi i votave me kusht i njejte me votat e pergjithshme, atehere dallimi do te kishte qene 4000-5000 vota, por eshte vetem 200.

E verteta miq eshte pak a shume sikur ne Istog. Votat me kusht, te cilat me aq pasion LVV donte te numeroheshin, jane te inxhinjeruara, jane te orkestruara. Kuptohet, jo aq brutalish sa Dreshaj. Keto jane votat qe Shpendi i ka bartur naten me ndihmen e “njefar organizate joqeveritare”, e besa edhe me Taxi Hej.

Te dhenat e votave me kusht, flasin shume. E tregojne mungesen e trendit. Tregojne qe edhe ketu Shpendi me njesitin i tij i ka deformuar rezultatet e verteta.

E verteta e plote mesohet vetem duke i hapur kutite e votave, duke i numeruar ato.

Rinumerim. Pike.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/buzhala-qe-pse-votat-me-kusht-e-shtremberojne-te-verteten-466734/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Exit mobile version