Gazetari Berat Buzhala në emisionin e tij “Ditari i Buzhalës” ka dhënë disa detaje sa i përket sondazheve të fundit dhe përplasjeve rreth festivalit “Sunny Hill”.
“M’tha dikush Albini arriti me i ba dy gjëra për 24orë; para dite i idhnoj katundarët me veteranët e luftës e masdite i idhnoj qytetarët me Dua Lipën. Kjo është komike e situatë tragjike, qysh mundet një udhëheqës i një shteti i cili para nja një viti e gjysmë i ka fitu 51% në një kohë rekord, me gabime masive, edhe ato jo çdo javë, jo çdo muaj, por paradite një e pasdite një, ama është fantastike aftësia e Albin Kurtit me i manipulu mendjet e njerëzve. Rrethi i njerëzve që po manipulohen prej Albin Kurtit është tkurrë s’është ma ai i 14 shkurtit, por aty është edhe Vjosa Osmani”.
Më tutje Buzhala ka thënë se “Ishte Miley Cyrus, thuhej se sivjet do vinte edhe Madona, e ne jemi t’u folë me një mburrje, na jo dorën në zemër, se edhe rrethi i njerëzve pas Albin Kurtit është zvogëlu, sondazhet e fundit që i ka edhe Vetëvendosje, po flasin prej 51% ka ra në 30%, por sidoqoftë ai vazhdon me i pasë, pas vetes 30-32% vota shqiptare, 29-32% sipas organizatave ndërkombëtare, por edhe atyre lokale dhe ata i binden verbërisht, qysh thojke Presidenti Trump, unë e kam atë fuqi me dalë me vra dikon dhe prapë më votojnë, dhe Albini i ka disa pengje që prapë e votojnë“.