Berat Buzhala ka publikuar një video në facebook-un dhe mediumin e tij nacionale për veprimtarinë e Hashim Thaçit.
“Kur Thaçi është vendos në Zvicër, njohësit, shokët e tij tregojnë se ka fillu me i vendosë kontaktet e para me diplomatët dhe shërbimet e huaja që kishin interesim për luftën e Kosovës, apo kishin interesim për zhvillimet që pritej të ndodhnin në Kosovë. Në atë kohë raportonin mediat sulmet me maska ndaj policisë. Thaçi ishte prej të parëve, që ka pasur kontakte me diplomatë dhe me shërbimet e huaja në Zvicër. Por poashtu, ai me disa tjerë po qarkullonin ilegalisht, sa në Zvicër, sa në Shqipëri e sa në Kosovë. Thaçi dhe Veseli personalisht kanë futë armë me krah nga Shqipëria në Kosovë, do të duhej të ishte një motivim tepër i madh, një kurajo e pathyer, të realizosh operacione të tilla në pikë të dimrit, me një grusht shokësh”.
VIDEO: https://www.facebook.com/nacionalevideos/videos/315576997370944