Shkruan: Berat Buzhala
Hashim Thaci eshte figura ma e rendesishme politike shqiptare ne disa dekadat e fundit. Arrestimi para tri vitesh ka qene arbitrar dhe i patakt, kurse mbajtja e tij ne paraburgim ne nje kohe kaq te gjate e pa-arsyetueshme.
Thaçi, i lindur dhe rritur ne nje fshat dhe rajon periferik, pa relevance dhe te shtypur nga te gjithe pushtuesit, i ka sfidu, pothuajse, edhe ligjet e fizikes. Kunder te gjitha gjasave, Thaci, ne se paku dy momente, ishte shnderru ne personin dhe politikanin me te permendur ne bote. Gjate kohes se Rambujes dhe gjate kohes se shpalljes se pavaresise.
Depertimi dhe suksesi i tij i jashtezakonshem nuk kane qene vetem ceshtje e fatit. Ai i ka pri fatit me guxim. dhe talent te jashtezakonshem. Kur pak kush ka besu dhe guxu qe me Serbine mundesh dhe duhesh edhe me luftu, ai me shoke ka besu edhe guxu me e testu nje avanture te tille.
Jane qujte fshatare te frustruar, jane quajte dore e zgjatur e Serbise, hajna te farmerkave dhe me lloj lloj etiketash te tjera, por kjo as nuk i ka demoralizu e as nuk i ka ndale ne misionin qe kane pasur. Pervec Serbise, keta djem ne krye me Thacin jane pa venger dhe me inati edhe nga elitat e privilegjuara te nomenklatures komuniste.
Une besoj qe ne fund drejtesia do te triumfoje dhe Thaci do te kthehet ne Kosove. Jo per t’u marre me politike, por per ta gezuar pjesen e mbetur te jetes se tij.
Gjate karrieres se gjate dhe te komplikuar Thaci ka bere edhe gabime (kush nuk ka bere?) por ai, si askush tjeter, la gjurme qe as nuk mund te shlyhen e as nuk mund te mbulohen.