fbpx
Lajme

Buzhala: Thaçi urrehet nga nostalgjikët e Jugosllavisë, është pjesë e historisë

Shkruan: Berat Buzhala

Me Hashim Thacin nuk kam pase raporte te mira ne disa vitet e fundit, perpara se ai te arrestohej nga Tribunali i Hages. Kam qene deputet i PDK’se, pastaj, nese mund te themi, vogelsia ime nuk pajtohej me menyren se si ai e udhehiqte qeverine dhe shtetin. Here me, e here pa, emocione, keto qendrime per dhe kunder tij i kam bere te ditura qofte ne Express qofte ne FB. madje tifozet e tij e kane shprehur mllefin ne forma te ndryshme per qendrimet e mia.

Mirepo, pra mirepo, une kurre nuk e kam urryer Thacin per te kaluaren e tij dhe per prejardhjen e tij. Thaci ka qene nje djale i nje fshati periferik te Kosoves, qe ne te njezetat e tij kishte arritur, ne mes tjerash, me i pri delegacionit shqiptar ne Rambuje. Askush nuk ia kishte dhuruar kete mundesi. Nje djale ne te njezetat, qe nuk e ka pase baben ambasador, nuk e ka pase as ne funksione te pushtetit te Jugosllavise, kishte arritur qe ta bindte sekretaren amerikane te shtetit, Medllin Ollbrajt, qe te bente nje marreveshje paralele me Thacin, ku i premtonte qe Amerika, kur te vije puna e statusit final te Kosoves, do ta marr parasysh vullnetin e popullit te Kosoves.

Kjo foto qe po e shihni, te cilin e mora ne Twitter nga Kenneth Andresen, eshte bere me 12 qershor te vitit 1999 ne Prishtine. Diten kur eshte cliru Kosova. Eshte cliru fale luftes se UCK’se dhe nderhyrjes se NATO’se. Ky clirim nuk kish ndodhe as pa njerin faktor e as pa tjetrin.

Nuk e di cili do te jete fati Thacit, por roli i tij ne historine tone eshte masiv. Thaci kritikohet prej disa prej neve, kurse urrehet prej nostaligjikeve te Jugosllavise. Prej bijve dhe bijave te pushtetit te atehershem.

Rugova dhe Thaci jane dy figurat me te rendesishme te Kosoves te 50 viteve te fundit. Secili per arsye te ndryshme, ani pse ne momente te ndryshme historike arsyet e tyre ishin, ndoshta lufte reciproke.

Per hire te historise tone, kisha pase shume deshire qe Thaci prej Hages te vije i pafajshem. Ne fakt une besoj qe ai do te vije i pafajshem.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close