Shkruan: Berat Buzhala
Dy – tri fjale per Uran IsmailinPrej politikaneve te Kosoves, qe nuk jane kryetar te partise, duhna ma e pranu edhe publikisht, nje simpati te vecante e kam per Uran Ismailin, qe tash edhe zyrtarisht i eshte rrekur gares per kryetar te Prishtines. Une nuk e di cili ka me qene suksesi i tij, duke e ditur qe Prishtina per PDK’ne kurre s’ka qene toke e plleshme. Por tek e fundit, pse duhesh me e simpatizu vec dikend qe ti e din qe patjeter e fiton garen? Me e mbeshtete te fuqishmin dhe ate qe e mbeshtesin shumica eshte oportunizem, kurse me i thane dy tri fjale te mira per Uranin, ne piken ne te cilen ndodhet PDK, eshte guxim.Urani eshte nje politikan modern, jokonfliktuoz, nje politikan qe bashkon e nuk perçan, e para se gjithash eshte nje politikan qe flet vec per temat qe i njeh.
Nese qeverite e kaluara e kane pasur nje minister qe pernjemend ka bo dicka, atehere ai ka qene Urani i Ministrise se Shendetesise. Asnje afere korruptive. I shkolluar ne Harvard, mirepo per arsye objektive kesaj shkolle i ka ra vlera ne Prishtine
Prej njerezve te rralle qe me shtin me qeshe. Pastaj edhe eshte optimist edhe te jep optimizem. Eshte sakrifice dhe guxim i jashtezakonshem vullneti i tij per te garuar ne Prishtine, me PDK’ne. Pjesemarrja e tij ne debate publike, aktiviteti i tij ditor, e me gjase dere me dere, per te gjithe ata qe ende nuk e kane ndare mendjen se kujt kane me ia dhane voten, do te jete nje mundesi interesante. Suksese Uran dhe bravo per kurajon per me u gjujte ne njanen prej betejave ma te zorshme politike te PDK’se.