Gazetari Berat Buzhala ka folur në emisionin Rubikon të Adriatik Kelmendit për disa tema. Ai ka treguar se Richard Grenell kishte të drejtë kur tregoi se Presidentja Vjosa Osmani në disa pika nuk pajtohet me Kryeministrin Albin Kurti.
Buzhala ka theksuar se “sipas burimeve të mia, Vjosa ka treguar në Amerikë që nuk është në linjë me Albinin për manastirin dhe plot do tema që do të vijnë në të ardhmen”. Ai më tutje theksoi se “gasi, manastiri, toka, dialogu e disa tema nuk janë në simptoni të plotë me njëra-tjetrin.
Sipas gazetarit Buzhala, Albini më nuk e ka shkëlqimin që e kishte në vitin 2019.
Grenell kishte shkruar se ““Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit se është e papranueshme ta refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër dhe Marrëveshjet e Normalizimit Ekonomik të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-së se nuk pajtohet me Kurtin”. ka shkruar Grenell.