fbpx
Lajme

BYTYÇI: KURTI SOT MË LEHTË FLET ME SERBINË SESA BASHKËPUNON ME SHQIPTARËT

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, se së bashku me ministrat e tij më shumë po bashkëpunon me Serbinë sesa me shqiptarët.

Reagimi i tij vjen pas një video-konference që kishin sot ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia dhe homologut të tij serb Zlatan Lonçar, me praninë e KFOR-it, për të diskutuar në lidhje me bashkëpunimin kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Në parim, kisha pasur dëshirë të shoh një bashkëpunim të ngushtë mes të partive shqiptare për kërcënimin e përbashkët, mirëpo të vetmin bashkëpunim të ngushtë Albini e LVV-ja e ka me Serbinë dhe zyrtarët e saj. E kam shumë vështirë ta kuptoj: Pse Albini flet e bashkëpunon shumë më lehtë me Serbinë se sa me ne? Ku vajtën premtimet e dikurshme të LVV-së për bashkimin kombëtar e solidaritetin me Luginën e Preshevës?”, shkruan Bytyqi në Facebook.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close