Epilogu

Bytyqi: Ti Çun Lajçi luan rolin e shqiptarit që i pëndjek murgjët e krishterë e të pafajshëm serbë

Shkruan: Sali Bytyqi

Çun Lajçi, nuk je i vogël, vegël je!

Në kohën kur u publikua lajmi për filmin serb, të shfaqur në Holliwod, në të cilin Çun Lajçi luan rolin e shqiptarit mysliman, agresiv, që i pëndjek murgjët e krishterë e të pafajshëm serbë nga toka e shenjtë serbe e Kosovës, të lartpërmendurin e kisha mik në fb. Me atë rast reagova ashpër ndaj këtij akti të ulët të këtij aktori sharlatan, të cilit, ndër të tjera i thashë se çfarë t’u desh që luajte në atë film, ai më tha se institucionet e Kosovës e kanë lënë anash dhe atij i duheshin para, prandaj ka luajtur në atë film! Unë i thashë që nuk ka asnjë arsyetim që për interesa vetjake, të dalësh kundër popullit tënd, dhe i përmenduri më fshiu nga faqja e tij e facebokut!

Ndërsa për postimin tim ndaj romanit të tij “Bastardët”, lexojeni poshtë reagimin e të përmendurit, sa gjakftohtë e i relaksuar është! Po nga koha që ka luajtur në filmin serb ky far aktori, kanë ndodhur jo pak zhvillime në politikën globale ndaj Republikës së Kosovës, si rezultat i veprimtarisë subversive serbe, në të cilën jo pak rol ka edhe kinematografia, më shumë se çdo art tjetër: kanë ndodhur çnohjet e disa vendeve të botës, të cilat një herë e njohën Kosovën, ka ndodhur Gjykata Speciale, ka ndodhur mospranimi i Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç janlë Inteproli dhe UNESKO! Pra është vënë në luhajë vetë pavarësia e Republikës së Kosovës! Të gjitha këto që u përmendën, kanë të bëjnë me imazhin, me rolin e imazhit sot në botë: Ishte imazhi i krijuar gjatë viteve ’90, të cilin e kishte krijuar populli i Kosovës, si popull që nga shovinizmi serb po pëspnte apartedin, që solli edhe intervenimin e NATOS, që për pasojë kishte edhe largimin e forcave serbe nga Kosova në qershor 1999! Prishja e këtij imazhi, dhe ndërrimi i roleve: tani serbët viktimë, siç janë edhe në filmin në të cilin luan i përmenduri (nuk ia përmend emrin se kam ndohtë ndaj atij emri!), dhe shqiptarët agresorë, pra të parët të krishterë të pafajshëm, të dytët myslimanë agresivë, për pasojë ka dobësimin e pozitës politike të Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare, me synimin final që Serbia ta kgthejë “krahinën e saj” në sovranitetin e vet!

I apostrofuari i vajton 8200 hektarët që Ramushi ia dha Malit të Zi, po, sipas mendimit tim, ndërsa kontesti me Malin e Zi ishte 8200 hektarë, dhënie që nuk e arsyetoj me asgjë, me Serbinë, kontesti është krejt hapësira e Republikës së Kosovës, me ç’rast i përmenduri doli në anën e atyre që janë që Kosova t’i kthehet Serbisë; ndërmarrja e madhe e Serbisë, në të cilën bëhet vegël ky, tejkalon absolutisht dëmin që iu shkaktua Republikës së Kosovës kur iu dhanë Malit të Zi ata 8200 hektarë tokë! Prandaj krahasimi që bën kjo vegël e Serbisë me aktorë të cilët paskan luajtur në kinematografinë serbe në kohën kur shqiptarët ishin pjesë e ish-Jugosllavisë, nuk mund të bëhet me kohën e pas vitit ’99, pas atyre masakrave dhe gjenocidi që ushtroi Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës! Lufta e Kosovës nuk kishte karakter religjioz, po thjesht kombëtar dhe, përgjatë kësaj lufte, as edhe një prift apo murg serb nuk e pësoi, edhe pse dihet që gjithnjë prapa politikës serbe është Kisha Ortodokse serbe! Jo vetëm që nuk pësuan pjesëtarët e Kishës Serbe, e cila dihet historikisht që vodhi trashëgiminë arbërore kishtare, duke e përvetësuar këtë trashëgimi, po tani, përveç fitimit të eks-territorialitetit, pengon edhe ndërtimin e rrugëve në hapësira jashtë territorialitetit të saj.

Shkurt, filmi serb edhe pse bie ndesh në mënyrë flagrante me të vërtetën, i përmenduri, sepse i janë dashur disa para, jo vetëm që nuk turpërohet nga një akt i tillë, po edhe çon kokën lart, flet me mburrje se paska luajtur në atë film, dhe tallet edhe me vërejtjet e mia!

Exit mobile version