Epilogu

Cako: Thaçi filloi ta dridhte Vuçiqin për këtë e arrestuan drejtuesit e Illuminatit të Evropës 

Konspiracionisti Alfred Cako, tha në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”, arsyet që sipas tij kanë dërguar në konfirmimin e akuzës së ngritur ndaj Hashim Thaçit.

Cako aludoi se Thaçi ka dalë kundër “Iluminatit” dhe për këtë arsye i është konfirmuar aktakuza. Ndërkohë shtoi se edhe kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti do të largohet nga posti, sepse sipas Cakos ka “bërë një lojë të dyfishtë”.

“Çfarë ka ndodhur në Kosovë. U akuzua Hashim Thaçi. U akuzua dhe u thirr në Gjykatën Speciale, ai dha dorëheqjen sepse ishte i detyruar nga Gjykata Speciale. Kjo ndodhi sepse Iluminati nuk të fal, ata e bënë arrestimin. Presidenti Thaçi filloi t’ia dridhte Iluminatit dhe Vuçiç, duke çuar për bisedime për t’u zgjidhur çështja e tyre në Uashington, dërguan njerëzit e tyre. Ndërkohë këto i kishin thirrur në Paris. Thaçi, nuk pranoi të shkonte dhe tha që e ardhmja e rajonit do të vendoset në Uashnignton. Këta nuk ia falën, të gjithë të bashkuar, të gjithë drejtuesit e Iluminatit në Bashkimit Evropian, e targetuan. Natyrisht ata nuk e anë shumë me Kadri Veselin u thirrën edhe ata, unë mendoj që do të shpëtojnë.” tha Alfred Cako.

Exit mobile version