Çeku: Ndërkombëtarët më thanë, “s’ka Pavarësi me PDK-në në opozitë”, i takon për shkak të rolit historik
Agim Çeku tregoi në një rrëfim ekskluziv se si ndodhi procesi i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ai ishte kryeministër i Kosovës nga data 10 mars 2006 deri më 9 janar 2008. Ai në intervistë tregoi se “mua më kanë thënë disa politikanë shqiptarë, shpalle e unë në atë moment e njoh”.
Më tutje, ai tregoi se ata në atë kohë sa ishte kryeministër kishin bërë shumë plane se me cilën datë të shpallet Pavarësia. Por, sipas tij më tutje kishte ndërhyrë faktori ndërkombëtar duke dërguar “mesazh” të cilin ai thotë se e ka lexuar me kujdes, se “Me PDK-në në Opozitë nuk shpallet Pavarësia“. Ish Kryeministri Agim Çeku më tutje ka rrëfyer se mesazhi edhe nga ndërkombtarët tërthorazi ishte se “në një far forme i takon PDK-së me shpall Pavarësinë, për shkak të rolit historik, etj etj” dhe këtë ai e kuptuar pastaj.
Pas kësaj, ai tregoi se ka biseduar me liderin e opozitës z. Hashim Thaçin duke i thënë se “gutu me këtë temë, shtyje punën e zgjedhjeve që të mbahen më herët”. Ai ka treguar se paraprakisht edhe Ish Presidenti Ibrahim Rugova edhe Veton Surroi kanë insistuar që të kryhej kjo punë më herët, por dikush duke aluduar në faktori ndërkombëtar i kishte thënë se “kadal njëherë“, dhe pas kësaj bisede ai e kishte kuptuar se qëllimi ishte që PDK dhe Hashim Thaçi ta shpallin Pavarësinë.
https://www.youtube.com/watch?v=gbgg-ZKkXws VIDEO 1:22:00