Ish Kryeministri i Kosovës, poashtu njeriu i cili ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së z Agim Çeku kishte treguar për një bisedë telefonike me Kolonelin e ndjerë Ahmet Krasniqin.
“Personalisht nuk e kam njohur Ahmet Krasniqin, por më ka thirrë në telefon, ma ka gjetë telefonin, kur u emëru Ministër i Mbrojtjes, unë i takojë një krahu tjetër dhe kur të vjen koha me kontribu në forma tjera, jo në kësi forma që po kërkon ti, sepse kam pas ofertë me ju bashkangjitë Ministrisë, me ardhë në Tiranë. E kam një mendim të formësum për Ministrinë e Mbrojtjes sepse e kam kriju shumë herët, tash disa janë gjallë e disa nuk janë gjallë, po ta tregojë rastin që nuk janë gjallë Agim Ramadani e Agim Mehmeti, po në 1998, kemi shku në një takim me oficerët se ishin të organizum në Ministri të Mbrojtjes në Cyrih, unë me bisedu me ta, por më shoqërojshin; Fehmi Lladrovci dhe Ibrahim Kelmendi, ky i fundit është gjallë mund ta vërtetojë këtë. Ideja ishte me ju thanë atyre leni këto organizime nëpër Zvicra e Shqipëri, UÇK ekziston, s’ka nevojë me kriju tash diçka, hec shkojmë tash atje, kanë qenë shumë rezistent ndaj kësaj ideje oficerët, ka përfundu takimi duke thënë na e njohim institucionin, nuk mujta me i bindë as unë, që të shkojmë në Kosovë sepse atje është lufta, atje është UÇK-ja. Mua s’ma kish bajtë me u qujtë Ministria e Mbrojtjes e me ndejt tanë kohë në Tiranë, edhe pse kanë punu kanë pritë vullnetarë…“, shtoi Agim Çeku.