fbpx
Lajme

Çfarë fshihet prapa Bllacës e Miftarit, të cilët dëshmuan në Speciale, njëri kontrabandues nafte

Nazim Bllaca, tanimë zyrtarisht dihet se ishte agjent – apo informator i UDB-së serbe. Nofka e tij gjatë operimit në këtë shërbim ishte “takozvani veza” apo në gjuhën shqipe “lidhja”.

Gjithashtu, edhe i vetshpalluri agjent i SHIK-ut – Naim Miftari, ka një histori të zezë mbrapa. Ai besohet se nuk ishte asnjëherë pjesë e SHIK-ut.

Në kohën sa ka ekzistuar SHIKU, Naim Miftari ishte lajmëruar – raportuar në UNMIK pasiqë ishte zënë duke e keqpërdorur emrin e SHIK-ut si dhe ishte zënë duke zhvilluar kontrabandë me naftë.

Ish kreu i SHIK-ut z. Kadri Veseli kishte dhënë detaje gjatë një procesi të EULEXIT për këtë situatë: “Ne jemi informuar nga një shërbim i huaj se ai ishte duke bërë kontrabandë me naftë dhe se kishte pasur problem pronësie në një kompani nafte. Për ti zgjidhur këto ishte thirrur në emër të njerëzve të caktuar duke manipuluar kështu me organizatën tonë dhe organizata tjera”, ka deklaruar Veseli.

Opinioni ka dëgjuar shumë për të bëmat e personit që me akuzat e tij të bëra publikisht në fund të nëntorit të vitit 2009 çoi në dënimin me mbi 80 vite burgim të atyre që ai i quante bashkëpunëtorë në krime.

Por, faktet që i ka siguruar emisioni Udhëve në RTK, zbardhin shumë gjëra dhe anën tjetër, deri më tani, thuajse të panjohur të Nazim Bllacës, e cila më pastaj qartëson raportet e tij më shërbimet serbe të sigurisë, UDB-në, e më pastaj edhe BIA-n serbe dhe më vonë edhe me prokurorinë për krime lufte në Serbi si dhe me futjen në lojën e komunikimit me Serbinë edhe të prokurorve të EULEX-it.

Dy vite para se të dilte në shesh, Nazim Bllaca kishte dhënë deklarata për dhjetë orë rresht para prokurorit serb Dragoljub Stankoviq.

Deklaratat e nënshkruara nga Bllaca janë siguruar nga emisioni Udhëve, bashkë me shumë audi-incizime, ku Bllaca flet në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Beograd, ka gjetur në hulumtimin e vet emisioni “Udhëve” në RTK.

Pas këtyre deklaratave të Bllacës, të dhëna fillimisht në Beograd, u zhvilluan tri procese gjyqësore të ndara. Të gjitha në opinion u njohën si “Rasti Bllaca 1, Bllaca 2, dhe Bllaca 3”.

Në rastin Bllaca 1, Gjykata e Qarkut në Prishtinë në përbërje të një paneli gjyqtarësh të EULEX-it ka dënuar me 18 vjet burg Fahredin Gashin, nën akuzat për vrasjen e Salih Gashit, më 15 qershor 1999, në fshatin Varigovc të Lipjanit. Me 6 muaj burgim me kusht është dënuar Hysri Rama, për veprën penale të dhënies së ndihmës kryerësit, pas kryerjes së veprës penale.

VIDEO/FAKTE https://www.facebook.com/110299813858/videos/385927775517754/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close