Epilogu

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Arratiset Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ndodhet nën hetim nga Prokuroria mësohet se është larguar nga Shqipëria.

Sipas informacioneve bëhet me dije se ish ministri është larguar për në Gjermani.
Ky lajm është bërë i ditur nga Top Channel i cili citon burime pranë Tahirit.
Ky udhëtim vjen pas një heshtjeje të gjatë të ish-ministrit, që një ditë më parë mungoi në Parlament, ku emri tij ridoli në skenë.
Ndërkohë që avokati i Tahirit, Maks Haxhija nuk ka asnjë dijeni për këtë ngjarje.

Exit mobile version