Epilogu

Çfarë rrezikon Kosova nëse rrëzohet Gjykata Speciale?

Ish-diplomati Lulëzim Peci ka reaguar rreth iniciativës së disa deputetëve të Kuvendit për mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në fillim të javës që vjen për rrëzimin e Gjykatës Speciale.

Sipas Pecit, nëse bëhet ky veprim atëherë Kosova do te konsiderohet nga Bashkësia Ndërkombëtare si  shtet mashtrues.

“Pra, do te hyj ne rang me Korenë e Veriut, Iranit dhe Serbisë se Millosheviqit të fillim 90’ve te shekullit te kaluar”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Po me duket se tani politika kosovare nga joserioziteti eshte duke kaluar ne cmendi.

Nese sillet ne votim shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale, Kosova do te konsiderohet nga bashkësia ndërkombëtare si “rogue state” – shtet mashtrues dhe do te hyj ne rang me Korene e Veriut, Iranit dhe Serbisë se Millosheviqit te fillim 90ve te shekullit te kaluar.

Nese kjo behet, Gjykaten Speciale do ta rikthej Keshilli i Sigurimit i OKB-se, do te rikthehet ne veprim fuqishem rezoluta 1244 e OKB-se, dhe do te perfundoj tregimi i pavaresise dhe sovranitetit te Kosoves per vitet ne vijim.

Sot, dem me te madh vendit tone është duke i bere lideret politik te saj se sa vet Serbia e Rusia.

Exit mobile version