Blerim Latifi, profesor i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, i cili njëkohësiht ka mbajturedhe pozitën e këshilltarit të Kryetarit të Kuvendit z. Kadri Veseli, e ka përshkruar këtë të fundit me disa fjalë para disa viteve;
“Në 13 vite të prezencës sime në politikë, nuk kam pasur rast të takoj njeri më të ndershëm dhe më të fjalës se Kadri Veselin”, tha Blerim Latifi.
Së fundi, një çështje personale, për të mos u mbetur borxh kureshtarëve që më kanë shkruar. Në shumë nga letrat e dërguara prej tyre pyetem se pse jam me Kadri Veselin. Përgjegja e vetme dhe krejt e hapur është kjo : në 13 vite të prezencës sime në politikë nuk kam pasur rast të takoj njeri më të ndershëm dhe më të fjalës së Kadri Veselin. Duke qenë në krye të një mekanizmi, që nuk ja mundësonte përballjen me publikun, ai është dashur të përballoj propagandën më të ndyrë të ushqyer nga Serbia, i cila me 1999 u detyrua të largojë ushtrinë dhe policinë nga Kosova, por la pas strukturat e saj të inteligjencës dhe këtë propagandë e shfrytëzuan me mjeshtri matrapazët e të gjitha llojeve dhe ngjyrave për të fshehur gjurmët e poshtërsive të tyre duke bërë me gisht nga Kadri Veseli.