Clinton – Thaçit: Mezi pres të të takoj ty dhe admiroj udhëheqjen tënde
Sot u mbushen 21 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK’së, ku ishin përfshirë në detaje fazat e dorëzimit të armëve, mbajtjes së uniformave, kalimin e një pjese të pjesëtarëve të UÇK’së në polici dhe administratë publike, etj.
Sapo ishte nënshkruar kjo marrëveshje, lideri politik i UÇK’së, Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit, e kishte pasur një bisedë telefonike me presidentin e SHBA’së, Bill Clinton.
Lexo Edhe:
Hilet që do t’ju ndihmojnë të kontrolloni trupin tuaj
Kjo është biseda e plotë e Thaçit me Clintonin:
25 qershor, 1999 Memorandum për bisedat telefonike Titulli: Bisedat telefonike me liderin kosovar, Hashim Thaçin
Pjesëmarrësit: Presidenti
Lideri kosovar Hashim Thaçi
Interpretuesja: Lindita Imami
Marrësi i shënimeve: Lindita Imami
Data, Koha dhe Vendi: 20 qershor, 1999, 6:30 – 6:40 pasdite, Hoteli ‘Hyatt’, Cologne, Gjermani
Presidenti: Përgëzime (Urime) për nënshkrimin e marrëveshjes për çmilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Jam shume i lumtur që ndodhi në të njëjtën ditë kur forcat serbe u tërhoqën plotësisht nga Kosova.
Lideri kosovar, Thaçi: Faleminderit. Është një nder që ju po na uroni për çmilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Për ne ka qenë një kompromis për të punuar drejt paqes dhe qëndrueshmërisë në Kosovë dhe rajon.
Presidenti: E di. Dhe jam mirënjohës për këtë. Mund të ju siguroj se ne do të bashkëpunojmë plotësisht për të sjellë siguri, një forcë policore dhe vetëqeverisje për qytetarët e Kosovës. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Jam shumë i gëzuar që ne kemi mundur të ndërrojmë drejtimin e pastrimit etnik në Kosovë.
Lideri kosovar, Thaçi: Ky proces është po ashtu si rrjedhojë e përpjekjeve të juaja. Në të kaluarën ne kemi qenë të përkushtuar në procesin e paqes dhe do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar. Ne mund të garantojmë se do të respektojmë të drejtat e njeriut si dhe të drejtat e minoriteteve në Kosovë. Ne jemi të përkushtuar për të sjellë lirinë, paqen dhe demokracinë tek të gjithë grupet etnike në Kosovë. Gjithashtu, ne do të punojmë për një ekonomi të pastër dhe të hapur. Biseda jonë e sotme do të jetë si iniciativë drejt këtyre qëllimeve.
Presidenti: Deklarata juaj për respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve është shumë e rëndësishme. Pas vuajtjeve të njerëzve në Kosovë, veprimi i juaj për respektimin e këtyre të drejtave do të ju vërtetoj të gjithëve se premtimi ynë drejt jush është i drejtë. Millosheviqi nuk është si të tjerët. Ne do të kemi një të ardhme të mirë. Mezi pres të të takoj ty dhe admiroj udhëheqjen tënde.
Lideri kosovar, Thaçi: Faleminderit zoti President. Beteja jonë e re që po na pret është kthimi i refugjatëve, rindërtimi, themelimi i shoqërisë civile dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të pastërta. Ne do ta bëjmë këtë përmes mekanizmave tonë, por gjithashtu edhe me ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Ju dëshiroj shëndet të mirë dhe suksese në punën dhe jetën tuaj.
Presidenti: Faleminderit. Mirupafshim.
-Përfundimi i Bisedës-