fbpx
Lajme

“Çmendet“ Sheshel: Hashim Thaçi e Albright ishin dashnorë

I dënuari i Gjykatës së Hagës për k rime l ufte dhe lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, ka shfryrë e ka fyer presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.

Ai, i ftuar sot në emisionin e mëngjesit në televizionin serb Pink, kur u pyet për ndërrimin e administratës në Shtëpinë e Bardhë, tha se “po kthehen kr iminelët e vjetër, vrasësit”.

Sheshel dha edhe përgjigje morbide, kur u pyet se a pret që Bideni të kthejë SHBA-në në rolin që kishte si lider absolut në botë.

“Pyetja është se sa do të jetojë gjatë”, tha ai për të vazhduar: “Gjithsesi do të ndikojë shumë keq, politika amerikane po kthehet në binarë të vjetër, asgjë të mirë nuk na ka sjellë asnjëherë, po kthehet në binarët e Bill Clintonit”.

Sheshel i njohur për qëndrime anti-shqiptare e anti-perëndimore, ka thënë se Serbia kaloi periudhë të mirë për sa kohë qeverisi me SHBA-në Donald Trumpi. Trumpit i përfundon mandati më 21 janar.

“Ajo çfarë ka bërë Trump për katër vite ka qenë lehtësim i madh, Serbia ka marrë frymë lirshëm. E tash a do t’i përmirësojë ai (Bideni) marrëdhëniet strategjike me partnerët evropianë apo jo, kjo është pyetje tjetër. Por kur bëhet fjalë për Ballkanin do të gjejnë gjuhë të përbashkët”, ka shtuar Sheshel.

Kr imineli serb ka gjetur kohë edhe të tallet me Bidenin, por edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.

Për dy të fundit tha se ishin dashnorë, duke nxitur të qeshura në studio.

Sipas Sheshelit, Thaçi po injorohet tashmë nga Bideni, që dikur e kishte quajtur George Washingtoni i Kosovës.

“Më nuk iu duhet, për sa kohë iu desh e shfrytëzuan. Forcat perëndimore duan të ndryshojnë strukturën në Kosovë, duan ca njerëz që nuk kanë qenë në l uftë dhe që janë më fjalëmbël në mënyrë që të bëhet më i lehtë inkuadrimi i serbëve në institucione”, ka thënë ai.

Sheshel ka folur edhe për gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë. Ka thënë se nuk pret ndonjë gjë të madhe.

“Është e mundshme që të merren disa vendime, por mund të jenë të lehta dhe do të ketë ndikim”, shtoi ai.

Sheshel është dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës me 10 vjet burgim për kr imet dhe nxitjet e kr imeve në ish-Jugosllavi.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close