fbpx
LajmeShëndeti

Çmendet virusi: 80 vjeçari nga Kamenica vdes disa ditë pasi u shërua nga COVID-19

Një 80 vjeçar nga komuna e Kamenicës i cili ishte i prekur me coronavirus, ka vdekur sot pas orës 15:00.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net”, se i ndjeri ishte i infektuar me coronavirus, por në testin e dytë, ai rezultoi negativ duke u konsideruar kështu i shëruar nga COVID-19.

“A.V ka vdekë sot pas orës 15:00, por testin kur ia kanë bo ka dalë negativ. Domethënë virusin e ka kryer.”, ka thënë Kastrati për Reporterin.

Ky është rasti i parë i raportuar që një person të ketë vdekur pak ditë pasi u konsiderua i shëruar nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 15 vdekje të tjera si pasojë e COVID-19 duke e çuar kështu numrin total të vdekjeve në 227.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close