fbpx
LajmeShëndeti

COVID-19 në Kosovë/ 3999 raste aktive, 373 të vdekur dhe 448 pacientë të hospitalizuar

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 193 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 10988 nga gjithsej 42627 persona të testuar gjithsej, shkruan lajmi.net.

Gjatë këtyre 24 orëve në Kosovë kanë vdekur edhe 8 persona me koronavirus, duke e dërguar numrin e vdekjeve në 373.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi ka mbërritur në 6616 raste me 205 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu, numri i rasteve aktive është 3999.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve aktive 448 pacientë janë të shtrirë në Klinikën Infektive, klinikat tjera të QKUK-së dhe spitalet rajonale.

375 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë, kurse 41 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 223 pacientë, 193 të konfirmuar pozitiv me virusin korona, gjersa 127 janë me oksigjeno-terapi.

Spitalet e përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 366 pacientë, prej tyre 255 pozitivë, ndërkaq 248 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë. 

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close