Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër pas dy punësimeve të fundit të Qeverisë Kurti, respektivisht të motrës dhe vajzës së axhës së Liburn Aliut.
Ai ka shkruajtur se “Çudi qysh po qëllojnë më të mirët, më të mençurit, më profesionistët krejt familjarët e këtyre t’Vetëvendosjes që po punësohen nëpër institucione. Çudi qysh këta zyrtarët e Vetëvendosjes as që po kanë ide për këto punësime. Maskarenjtë nuk janë ndryshe”.
Gjithashtu edhe analisti Petrit Zogaj ka shkruajtur se “Familja, prona, shteti. Motra e ministrit, dmth nje banditi, Aliu, punesohet tek nje bandit tjeter Vitia qe ka qellu te jete minister. Keso banditash ishin ata qe qeverisen 13 vjet shtetin, keta po e vazhdojne. Nderkohe, nje dite, Albini, pa pike turpi tha qe “nga 14 Shkurti gjithcka ka ndryshu ne qeverisje.” E vertete qe ka ndryshu, po largohen familjaret e atyre paraprakeve, e po i marrin te vetet. Cfare maskarade”, shkroi Zogaj.