Jetullah Geci është një prej luftëtarëve të rallë të UÇK-së. Ai është daja i komandantit legjendar Adem Jashari. Ai edhe para luftës shoqërohej vazhdimisht me komandantin legjendar. Jetullah Geci dhe Sami Lushtaku e kanë udhëhequr Zonën Operative të Drenicës.
Sot është zyrtarizuar kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Skenderajt. Daja i Adem Jasharit është parë në tubimin përkrahës të kandidatit të PDK-së për kryetar të Skenderajt z. Sami Lushtaku.
Pavarësisht kritikave të shumta ndaj figurës së z. Sami Lushtaku, qytetarët e Skenderajt e konsiderojnë atë kryetar punëtor i cili bëri shumë për zhvillimin e Komunës së Skenderajt.