Lajme
Daka: Vendimi i PZAP-it për Istogun mund të anulohet
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marr sot vendim që komuna e Istogut të shkoj në rivotim për raundin e dytë.
Për këtë vendim të PZAP, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se ky vendim i PZAP mund të ndryshoj.
Sipas saj, nëse AAK-ja e cila pas numërimit të votave fitoi në Istog me kandidatin e saj, Gani Dreshaj ankohet në Gjykatë Supreme dhe u pranohet ankesa, atëherë ky vendim anulohet.
Në komunën e Istogut kandidati i LDK-së, Haki Rugova, kishte dalë i pari, ndërsa rezultati ndryshoi kur u numëruan votat përmes postës, ku 1475 shkuan për Gani Dreshajn e AAK-së, ndërsa vetëm 133 për Rugovën.