Dalin dokumentet amerikane që e fundosin Faik Imerin i cili paraqitej si agjent i CIA-s, Inspektorati i CIA-s i ka marrë dokumentet
Patrick Byrne, biznesmen dhe pronar i disa kompanive amerikane, në një artikull të publikuar në platformën e internetit “Deep Capture” të premten, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-kryeprokurorit të Zyrës së Prokurorisë së Specializuar (ZPS) për udhëheqjen e një “skeme korruptive” brenda Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë të Holandës.
Byrne ka publikuar një dokument prej 151 faqesh, ku përfshihen edhe përgjimet e shumta, në të cilin pretendohet se janë zbuluar “detaje të hollësishme” të një skeme korruptive nën udhëheqjen e ish-kryeprokurorit të specializuar në rastin kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili tani drejton hetimet kundër Donald Trump, presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA). Dosjen dhe hetimet kundër Jack Smith i ka përgatitur në një dosje 151 faqesh, ish agjenti i DEA-s amerikane dhe konsulenti momental i DEA-s, John Francis Moynihan.
Në tekst është aluduar se ish-kryeprokurori i specializuar ka kërkuar ryshfet prej 100 milionë dollarësh nga “një kryetar shteti” në mënyrë që të lirohet nga akuzat e pretenduara për krime lufte, por i njëjti kishte refuzuar, duke mos përmendur në mënyrë specifike se për cilin person bëhet fjalë.
Po ashtu, platforma amerikane ka publikuar detaje të hollësishme edhe për Faik Imerin i cili realisht ishte bashkëpunëtor i shërbimit sekret serb (BIA) dhe paraqitej si agjent i CIA-s për të mbledhur dëshmitarë të rrejshëm kundër UÇK-së. Faktet tanimë në bazë të dokumenteve janë dërguar edhe tek Inspektorati i CIA-s në SHBA, Departamentit amerikan të shtetit dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë. Faik Imeri ka bashkëpunëtorë të cilët arrijnë deri tek majat e institucioneve të Kosovës.
Gjatë hulumtimit 151 faqesh ka dëshmuar Darko Peroviq, bashkëpunëtori i ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanoviq, i cili ka treguar se si përmes shantazheve, Faik Imeri ka provuar ta bindë Milo Djukanoviqin të dëshmoi kundër Thaçit. Me ndërmjetësimin e tij, Komandanti i Policisë së Malit të Zi Lazaroviq, ishte takuar me Faik Imerin në hotelin Park Hyatt në Cyrih.
“Me kërkesë të Imerit, Darko organizoi një takim mes Lazovicit dhe Imerit në Zvicër, i cili u zhvillua më 11 shkurt 2021, në hotelin Park Hyatt në Cyrih. Gjatë atij takimi, Faik Imeri dhe një prokuror nga SPO-ja e pyetën Lazovicin nëse ai dhe presidenti Gjukanoviq do të dëshmonin në rastin e tyre kundër presidentit të Kosovës, Thaçi. Pak kohë pas takimit, Imeri i tha Darkos se “zyra e tij dhe zyra e prokurorit Jack Smith besojnë se Mali i Zi nuk duhet të dënohet dhe se SHBA-të duan të ndihmojnë në pastrimin e korrupsionit”. Imeri vazhdoi duke thënë se “disa do të duhej të arrestoheshin” dhe se “programi do të zgjaste 3-5 vjet”. Më pas Imeri ka shënuar numrin, 100.00.00. Darko e kuptoi se Imeri po tregonte se, në këmbim të pagesës prej 100 milionësh, Smith do të përmbahej nga akuzat ndaj Gjukanoviçit dhe Lazovicit. Së pari, duhet vërtetuar nëse Imeri (në kohën kur kërcënonte dhe kërkonte pagesa) punonte vërtet me SPO-në dhe më konkretisht me Jack Smith, siç pretendonte vazhdimisht. Veç kësaj, është Imeri, në fakt, dhe operativ apo agjent i CIA-s. Nëse Imeri është me CIA-n, a ka vepruar në cilësinë e tij si operativ apo agjent i CIA-s kur takohet me anëtarët?” thuhet në dëshminë e bashkëpunëtorit të ish-presidentit Milo Djukanovic në dokumentin e publikuar.
Faik Imeri i cili paraqitej me pseudonimin Floriani, në një takim me bashkëpunëtorin e Milo Djukanoviq ishte paraqitur si njeri që kishte shërbyer në Irak e Afganistan, po ashtu që Zelenski ka 400 milionë euro në llogarinë e tij. Këtë e konfirmon në dëshminë e tij edhe Darko Peroviq.
Bazuar edhe në dokumentet e publikuara Faik Imeri në fakt ishte bashkëpunëtor i BIA-s serbe dhe që rastin e tij tani do ta hetoi edhe Inspektorati i CIA-s.
Një shqiptar, i cili ishte pjesë e grupit të Faik Imerit ka treguar për mediumin amerikan se si Faik Imeri i kishte paraqitur një dokument si agjent i CIA-së.
“Ai më tregoi një copë letër në të cilën kishte shkruar me dorë “CIA dhe isha 100% i sigurt që Floriani (Faik Imeri) ishte anëtar i CIA-s”, tha dëshmitari tek mediumi amerikan.