Epilogu

Dalin dokumentet e 1939, koha kur Shqipëria mori në mbrojtje hebrenjtë, këta pastaj ndihmuan Kosovën

Një qarkore e vitit 1939, e lëshuar nga Ministria e Brendshme shqiptare, parashikonte regjistrimin e të gjithë shtetasve hebrenj që jetonin në Shqipëri, me qëllim strehimin dhe marrjen e tyre në mbrojtje.

Qarkorja e Ministrisë së Brendshme i drejtohet të gjitha prefekturave ku iu kërkohet të regjistrojnë të gjithë shtetasit e kësaj kombësie me të gjitha të dhënat personale.

Dokumenti i marrë nga Arkiva e Shtetit, i vitit 1939, dëshmon për përpjekjet e shtetit shqiptar për të marrë në mbrojtje shtetasit hebrenj.

Në përgjigje të qarkores, Prefektura e Rrethit Vlorë, paraqet pranë Ministrisë, listën me emrat e hebrenjve që gjendeshin në këtë Prefekturë në atë kohë.

Më poshtë botohet Qarkorja dhe përgjigja e Prefekturës Vlorë për Ministrinë e Brendshme bashkë me listën e hebrenjve që ndodheshin në këtë Prefekturë.

Exit mobile version