fbpx
Lajme

Dalin emrat, këta janë shqiptarët që u dekoruan nga Jugosllavia në vitin 1989, njëri ish deputet në Kosovë

Veprimtari Agim Sylejmani në portalin “Lëvizja”, ka treguar se si Rrahman Sylejmani nga kryesia e Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë (RSFJ), ishte dekoruar me Urdhrin për Trimëri. Në mesin e tyre ishte edhe një deputet i Kosovës.

Ja rrëfimi:

Për merita të angazhimit në luftë kundër “nacionalizmit” dhe “separatizmit shqiptar”, më 13 maj 1989, në përvjetorin e  themelimit  të  UDB-së, me  dekoratën  e  kryesisë së  RSFJ-së  u  dekorua edhe  Nuredin  Ibishi,  të cilin sot na bie ta shohim shpesh  në  televizionet tona  si  “analist”  për çështje  të  sigurisë,  i  cili ishte  edhe  kandidat  për deputet  nga  radhët  e LDK-së.

Pos  Nuredin  Ibishit me këtë rast janë dekoruar edhe  shumë  shërbëtorë  të regjimit  serbo-sllav,  për kontributin e tyre në luftë kundër  popullit  të  tyre gjatë kohës së ndryshimeve kushtetuese  dhe  sidomos gjatë  kohës  së  protestave të  shumta  anë  e  mbanë Kosovës, siç janë:

Nga Kryesia e RSFJ-së, me Urdhërin për Trimëri u dekoruan: Jetullah Kuçi (pas vdekjes), Nuredin Ibishi, Shaqir Krasniqi, Agim Beqiri, Rrahman Sylejmani dhe Musa Zejnullahu.

Me Urdhërin e Punës me Kurorë të Argjendtë u dekoruan: Neki Ramadani, Ali Gashi dhe Beqir Hoxha.

Me medaljen për Trimëri u dekoruan: Gani Syleviqi, Shemsi Zejnullahu, Rrustem Ramosaj, Enver Sylejmani dhe Skender Ademi.

Me medaljen e Meritave për Popull u dekorua: Demë Mujaj.

Me medaljen e Punës nga Kryesia e RSFJ-së u dekoruan: Hasan Ahma, Mehdi Berisha, Beqir Dërvishaj, Muharrem Halitaj, Ejup Kastrati, Omer Kllapi dhe Faik Pajaziti.

https://gazetalevizja.com/12578-2/?fbclid=IwAR1p_iNYKOiFlrN3XsK8jJjyMGBKQkVoqIEFwPD1eUOARlIfP_csc1x_TUI

Të dekoruarve këto dekorata ua dorëzoi Bajram Selani, në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të kryesisë së KSA të Kosovës.

Dekorata  për  shërbime  ndau  edhe  Këshilli  Ekzekutiv  i Kuvendit  të  RSFj-së,  me  ç’rast  u  dekoruan  me  Plakatën  e Sigurimit: Mexhid Beqiri, Shaban Avdiaj, Halil Blaka, Adem Ymeri, Dërgut Bibaj, Xhibo Mehmedaliu, Sylë Millaku, Rexhep Oruçi, Enver Ramizi dhe Bardh Tahiri.

[1] “Libri i kaltër” quhej një përmbledhje e Doktrinës së Shenjtë Serbe, botuar në Beograd pas ndryshimeve në kushtetuten federative të Jugosllavisë në vitin 1974. “Libri i kaltër” ishte i përgatitur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë ndërsa për qytetarët, libri filloi të jetë i lirë që nga viti 1977. Me këtë libër doktrina serbe argumentonte shkatërrimin e gjithë të drejtave që Kosova dhe shqiptarët i kishin fituar nga Kushtetua e tre viteve më parë (1974).

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close