Ambasadorja e SHBA-së, Tina Kaidanov, menjëherë pas Kuvendit të Karrigave të LDK-së, kishte raportuar Departamentit amerikan të shtetit për zhvillimet e dhunshme brenda Kuvendit të LDK-së.
Sipas saj Gani Geci është një bandit i njohur që i kërcënoi me vrasje delegatët e LDK-së.
Sipas ambasadores Kaidanov, Gani Geci e ka një klan famëkeq e të dhunshëm me bazë në Drenicë i cili njihet për metoda të dhunshme.
“Delegati mbështetës i Dacit dhe Banditi i njohur Gani Geci kërcënoi më pas “do të vriste dikë” nëse votimi në Këshill shkon përpara; ai propozoi shtyrjen e votimit për një javë, të cilën Sejdiu e refuzoi. Në këtë pikë, disa vëllezër të tjerë Geci, një famëkeq Klani i Drenicës i njohur për metodat e tyre të dhunshme dhe të tjerët dolën në dysheme, duke bërtitur dhe duke u përballur me aleatin e Sejdiut Zëvendëskryeministri Haziri, dhe salla shpërtheu në kaos”, raportonte ambasadorja Kaidanov.
Sipas ambasadores Tina Kaidanov në Kuvendin e LDK-së u nxorën edhe armët.
Raportimi i plotë: https://wikileaks.org/plusd/cables/06PRISTINA1059_a.html