Epilogu

Dallaveret me fonde në Komunën e Gjilanit, zyrtarët shpërblejnë vetën

Organizata joqeveritare “Kurdokultura” ka akuzuar Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjilanit për manipulime me fonde për mbështetje financiare për organizatat joqeveritare, shkruan Insajderi.

Nga organizata “Krudokultura” thanë se pëfitues të fondeve nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport kanë dalë anëtar të komisionit dhe të afërmit e tyre.

“Ne listen përfundimtare kanë dalë individë dhe OJQ, përfaqësues të të cilave kanë qenë antarë të komisionit  vlerësues ose të afërm të antarëve të komisionit vlerësues për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve lidhur me Thirrjen publike për mbështetje financiare të Ojq-ve/individëve të datës 11.02.2022”, thuhet në postim.

Sipas tyre drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri është themelues i OJQ “Varg e Vi” e cila ka fituar mbi 6 mijë euro në këtë thirrje.

Ndërsa eksperti i jashtëm i komisionit për këtë thirrje, Fisnik Isufi ka përfituar nga ky fond. Isufi mori mbi 6 mijë euro  për projektin me të cilin aplikoi OJQ “VEQ” e themeluar nga vet ai.

“Madje edhe vet Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri është themelues i OJQ “Varg e Vi” e cila ka fituar mbi 6 mijë euro nga thirrja e Drejtorisë për Kulturë, Rini Dhe Sport e Komunës së Gjilanit. Përpos vet drejtorit të DKRS-se, gjithashtu eksperti i jashtëm i komisionit, Fisnik Isufi ka vlerësuar që organizata të cilen ai e ka themeluar të jetë përfituese nga ky fond. Mbi 6 mijë euro, Isufi e vlerësoi projektin me të cilin aplikoi OJQ “VEQ” e themeluar nga vet ai”, thuhet në reagimin e organizatës “Krudokultura”.

Kurse, djalë i Enkelejda Arifit, anëtare e komisionit vlerësues, ka qenë përfitues i 900 euro nga ky fond. Po ashtu kunati i saj i mori mbi 6 mijë euro në thirrjen e DKRS-së.

“Blend Arifi, djalë i Enkelejda Arifit, anëtare e komisionit vlerësues, ka qenë përfitues i 900 euro nga ky fond. Zonja Arifi është kujdes që edhe kunatin e saj, Mehmetali Arifin të mos e lë anash. Edhe ky i mori mbi 6 mijë euro në thirrjen e DKRS-së”, thuhet në postim./Insajderi.org

Exit mobile version