Epilogu

Dardani “me zemër”, Shpendi “për paqe” (Foto)

Përderisa është duke vazhduar mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën po diskutohet rreth zhvillimeve të fundit në këtë parti, në selinë e VV-së ndodhen edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe deputeti Dardan Sejdiu.

Ndonëse nuk janë prononcuar për mediat, Ahmeti dhe Sejdiu me gjeste janë munduar të bëjnë thirrje për unitet në këtë parti.

Shpend Ahmeti me duar ka thirrur për paqe, ndërsa Dardan Sejdiu ka përdorur simbolin e Vetëvendosjes gjatë fushatave zgjedhore, ‘me zemër’.

Exit mobile version