Analisti Daut Dauti, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas deklaratave të kryeministres së sapozgjedhur të Italisë, Giorga Meloni.
Dauti ka thënë se Meloni, ka filluar dekalartat e saja kundër Kosovës, në momentin që ka ardhur në pushtet.
“Kjo Melonka fashiste e Italisë ia paska nisë me lehë kundër Kosovës e pro Serbisë. Kësaj është mirë me ia përkujtu fjalët e Madeleine Albright-it, drejtuar Lamberto Dinit në një mbledhje ku ky mundohej ta kundërshtonte bombardimin e Serbisë. Me këtë rast Albright iu kishte drejtuar Dinit e përafërsisht dhe në përkthim shqip:’Kush t’tha ty me folë? Mshile gojën se nuk t’vet ty kurkush për këtë punë”, ka deklaruar Dauti.
Sipas historianit, italianët gjithmonë e kanë mbajtur një dashuri të fshehur për Serbinë e Malin e Zi.