Epilogu

Dejona Mihali: Interesat e Kosovës janë nën sulm nga një shtet si Serbia

Shkruan: Dejona Mihali

E vërteta, liria dhe demokracia shkojnë krah për krah.

Por e vërteta e prodhon lirinë kur ajo përdoret.

Madje është e vetkuptueshme.

Nëse e di që diçka është e vërtetë por dështon ta thuash a përdorësh atë, nuk prodhohet kurrfarë lirie.

Liria, sikundër përdorimi i të vërtetës janë kategori të moralit.

Prej saj krijohet dobia dhe dinjiteti. Pa to nuk mundet asnjë formë e pushtetit të popullit, pra demokracisë, të themelohet. E vërteta, liria dhe demokracia, në sferën shoqërore nuk janë lëndë materiale që janë vetkrijuar, të vetvetishme, apo të dhuruara njeriut.

Ato krijohen nga mijëra përpjekje në mënyrë permanente. Mundi për to ia vlen padyshim mbi gjithçka personale, private, individuale.

Ato as nuk shiten as nuk blihen. Për to duhet krijimtari.

E vërteta sot për shembull është që interesat e Kosovës janë nën sulm nga një shtet si Serbia.

Gjakova është qytet i Kosovës. Prej 24 vitesh e çliruar dhe 15 vite e pavarur.

Ka qenë qytet historikisht shqiptar, e para 110 vitesh mbeti e ndarë nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në 1913, si 40% e territoreve te banuara me shqiptarë dhe të shpallura të pavaruara në 1912.

Mos përdorimi i kësaj të vërtete nuk prodhon as liri as demokraci për shoqërinë, për njeriun. Në asnjë rrethanë.

Exit mobile version